Pse duhet të vaksinohesh ndaj koronavirusit? Shumë e thjeshtë: është falas dhe të mbron nga infektimi me virusin. Dhe edhe nëse sëmuresh, rrjedha e sëmundjes ka gjasa të mos jetë aq e rëndë. Për më tepër: duket që sa më shumë njerëz të vaksinohen, aq më e vështirë është që të përhapet koronavirusi. Sepse, me sa duket deri tani, njerëzit e vaksinuar nuk e përhapin virusin aq fuqishëm sa njerëzit e pavaksinuar.
Tashmë ti e ke bërë hapin e parë: Në këtë faqe interneti ti mund të gjesh gjithçka në lidhje me temën e vaksinimit ndaj Covid-19. Për shembull, ku mund të vaksinohesh, si bëhet vaksinimi dhe cilat mite qarkullojnë aktualisht.
E rëndësishme:
Nëse dëshiron të bësh vaksinimin tënd të parë, të dytë ose atë përforcues, i quajtur ndryshe edhe “vaksinimi booster”, në një nga qendrat tona të vaksinimit kundër koronavirusit (COVID-19), duhet të rezervosh paraprakisht një takim online. Vaksinimi përforcues duhet të bëhet të paktën gjashtë muaj pas përfundimit të serisë së parë të vaksinimeve dhe pas konsultimit me mjekun.
Detyrimi për të rezervuar një takim online vlen për:
- qendrën e vaksinimit në Sonthofen (ish Grüntenkaserne, Salzweg 24)
- qendrën e vaksinimit Kempten (ish kazerma e artilerisë, Kaufbeurer Straße 80)
- pikën e vaksinimit në Kempten (Bahnhofstrasse 13)
Rezervimi i takimit mund të bëhet vetëm në faqen impfzentren.bayern. Mund të të duhet të regjistrohesh përsëri, edhe nëse e ke bërë këtë disa kohë më parë.
Ndërsa në qendrat tona të vaksinimit mund të vaksinohesh edhe pa takim. Këtu do të gjesh të gjitha takimet aktuale. Me vete duhet të sjellësh vetëm kartën e identitetit dhe kartela e vaksinimit.
Me shumë kënaqësi mund t'ia tregosh këtë faqe interneti edhe miqve dhe familjes tënde. Sa më shumë njerëz të dinë për vaksinimin, aq më mirë është. Dhe tani, rrethi Oberallgäu dhe qyteti i Kempten të uron informim të këndshëm!