Çfarë është i ashtuquajturi vaksinimi përforcues?

Vaksinimi "booster" është vaksinimi përforcues kundër koronavirusit. Ky vaksinim shtesë bëhet pasi jeni vaksinuar më parë dy herë me vaksinat nga BioNTech, AstraZeneca ose Moderna (ose një herë me vaksinën nga Johnson & Johnson). Me anë të vaksinimit përforcues, sistemi imunitar që lufton koronavirusin rifreskohet dhe rritet sërish ndjeshëm.

Pse nevojitet vaksinimi "booster" ose përforcues?

Vaksinimi përforcues është i dobishëm dhe i rëndësishëm për të marrë mbrojtjen më të mirë të mundshme kundër një sëmundjeje të rëndë me koronavirusin.

Studimet kanë treguar se mbrojtja e vaksinimit kundër koronavirusit mund të dobësohet me kalimin e kohës. Kjo është veçanërisht e vërtetë për njerëzit e moshuar ose ata me një sistem imunitar të dobësuar. Për shkak se koronavirusi është shumë ngjitës, është e rëndësishme që trupi të ketë mjaftueshëm antitrupa për t'u mbrojtur kundër virusit. Kjo mund të arrihet me vaksinimin përforcues. Kështu trupi prodhon përsëri më shumë antitrupa.

 

Kur mund dhe duhet të bëj vaksinën përforcuese?

Për shkak të dinamikës aktuale në procesin e infeksionit dhe në bazë të njohurive aktuale shkencore, vaksinat përforcuese me një vaksinë mRNA (Biontech ose Moderna) ofrohen tani për të gjithë njerëzit e moshës 18 vjeç e lart, seria e parë e vaksinimit të të cilëve ka qenë para pesë muajsh ose më shumë. Nga ana e Komisionit të Përhershëm të Vaksinimit, vaksinimi përforcues zakonisht duhet të bëhet në intervalet e mëposhtme:

Kushdo që ka marrë tashmë dy vaksina me BioNTech, Moderna ose AstraZeneca si vaksinim bazë, duhet të shkojë të marrë vaksinimin përforcues 6 muaj më vonë.
Çdokush që është vaksinuar njëherë me Johnson & Johnson mund të bëjë vaksinimin përforcues edhe pas 4 javësh.

 

Vaksinimi përforcues rekomandohen edhe për personat e shëruar

Edhe të rriturit mbi moshën 18 vjeç që kanë kaluar një infeksion me koronavirusin duhet të bëjnë një vaksinë përforcuese çdo gjashtë muaj, nga 4 javë deri në 6 muaj pasi të kenë kaluar simptomat e Covid-19.

Personat që kanë kaluar një infeksion me koronavirusin dhe më pas kanë marrë një dozë vaksine, zakonisht duhet ta bëjnë vaksinimin përforcues gjashtë muaj pas vaksinimit të mëparshëm.

 

Cilat vaksina përdoren për vaksinimin përforcues?

Për vaksinimin përforcues përdoren të ashtuquajturat vaksinat mRNA, të njohura ndryshe si BioNTech dhe Moderna.

Vaksina Moderna u bëhet vetëm personave që janë të paktën 30 vjeç. Më të rinjtë e bëjnë vaksinimin përforcues me BioNTech.

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji, të cilat kanë bërë vaksinimin e tyre të parë me BioNTech, edhe vaksinimin përfocues duhet ta bëjnë me BioNTech.

Parimisht vaksinat BioNTech dhe Moderna janë në thelb ekuivalente. Sipas gjendjes aktuale të njohurive, studime të ndryshme tregojnë se Moderna mund të ketë edhe një efektivitet pak më të mirë.

 

Ku mund ta bëj vaksinën përforcuese?

Ju mund ta bëni vaksinën "booster" ose përforcuese tek mjeku/mjekja juaj, tek mjekët/et e kompanisë, qendrat e vaksinimit, tek ekipet e lëvizshme të vaksinimit ose fushatat e veçanta për vaksinimin përforcues.

Të gjitha takimet dhe mundësitë për vaksinimin përforcues në Kempten dhe Oberallgäu mund të gjenden këtu:

 

A kushton vaksinimi përforcues?

Jo. Ashtu si të gjitha vaksinat e tjera kundër koronavirusit, edhe vaksinimi përforcues është pa kosto për ju.

Wir verwenden Cookies, um Inhalte gegebenenfalls zu personalisieren und optional die Zugriffe auf unsere Website zu analysieren.
Sie akzeptieren unsere technisch notwendigen Cookies, wenn Sie fortfahren diese Webseite zu nutzen.