Dallimet midis reagimeve ndaj vaksinës dhe efekteve anësore
Si dallohen reagimet ndaj vaksinës nga efektet anësore? Reagimi ndaj vaksinës zakonisht ndodh menjëherë pas vaksinimit ose një ditë më pas. Për shembull, mund të ndodhë që vendi i vaksinimit në pjesën e sipërme të krahut të të dhembë ose të ndihesh sëmurë apo i dobët. Ndërsa efektet anësore fillojnë vetëm katër deri në 16 ditë pas vaksinimit. Për shembull, dhimbje koke të forta dhe të papritura. Nëse të ndodh kjo, shko menjëherë tek mjeku! Sidoqoftë, kjo ndodh shumë rrallë. Vetëm një herë në 10,000 të vaksinuar.