Efekti i antigjeneve

Vaksinat kundër koronavirusit të njohura deri më sot funksionojnë me të ashtuquajturat antigjene. Këto janë pjesë të vogla që gjenden edhe në virusin korona. Gjatë vaksinimit, këto pjesë të vogla hyjnë në trupin tonë dhe sistemi ynë imunitar reagon. Këtë reagim mbrojtës trupi e mban mend. Nëse koronavirusi "i vërtetë" hyn në trup, reagimi mbrojtës aktivizohet përsëri. Kjo quhet përgjigje imune.

Vaksinat BioNtech/Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca kërkojnë një vaksinim të dytë për të qenë i mbrojtur plotësisht. Vetëm me vaksinën Johnson & Johnson mjafton vetëm një vaksinë. Ende nuk dihet nëse nevojitet një vaksinim përforcues apo nëse duhet çdo vit një vaksinim ndaj koronavirusit. Aktualisht kjo është duke u hulumtuar.

Kontrolli dhe vëzhgimi i efektit të vaksinës

Vaksinat e reja ndaj koronavirusit u zhvilluan dhe u miratuan shpejt. Gjithsesi, atyre iu deshën të kalonin nëpër të njëjtat kontrolle si çdo vaksinë tjetër. Madje, edhe pasi vaksinat janë injektuar, vëzhgimet vazhdojnë.

Pasi disa njerëz kanë frikë nga pasojat afatgjata që ende nuk dihen. Megjithatë, ekspertët pajtohen se ky shqetësim është absolutisht i pabazuar. Problemi me vaksinat mARN është se trupi i zbërthen ato shumë shpejt dhe kështu mund të duhet një vaksinim i tretë përforcues. Pra, pasojat afatgjata quhen të përjashtuara.

Gjithashtu duhet patur parasysh se vaksinat mARN janë injektuar tashmë miliona herë në mbarë botën që prej gati një viti. Gjatë gjithë këtyre muajve nuk janë bërë të njohura efekte anësore afatgjata. Megjithatë, përgjegjësit vazhdojnë t'i kushtojnë vëmendje reagimeve ndaj vaksinimit dhe efekteve anësore.

Vlerësimi nga ekspertë të pavarur

Rezultatet e këtyre vëzhgimeve mblidhen nga ekspertë të pavarur nga shumë vende. Në Gjermani, për shembull, këta ekspertë punojnë në Institutin Paul Ehrlich (PEI). PEI mbledh edhe raporte të efekteve anësore përmes faqes së tij të internetit ose aplikacionit SaveVac.

Aktualisht, infektimet pavarësisht vaksinimit po shkaktojnë bujë. Megjithatë, kur flitet për këtë temë ki parasysh se vaksinimi ka më shumë gjasa që të parandalojë më të keqen. Shumica e njerëzve të vaksinuar kanë ndoshta vetëm rrufë ose temperaturë. Ndërsa pacientët me ecuri të rëndë dhe fatale të koronavirusit në pothuajse të gjitha rastet janë të pavaksinuar, thotë Gernot Marx, President i Shoqatës së Mjekësisë Intensive DIVI.

Wir verwenden Cookies, um Inhalte gegebenenfalls zu personalisieren und optional die Zugriffe auf unsere Website zu analysieren.
Sie akzeptieren unsere technisch notwendigen Cookies, wenn Sie fortfahren diese Webseite zu nutzen.