Parimisht, të gjithë duhet të vaksinohen. Por për disa njerëz kjo nuk është e mundur. Për shembull, në gratë në tremujorin e parë të shtatzënisë, fëmijët nën moshën dymbëdhjetë vjeç ose njerëzit me një sistem imunitar të dobët. Të gjithë të tjerët duhet të vaksinohen, në mënyrë që të kenë një rrezik më të ulët për t'u infektuar. Ky quhet imunitet i tufës.

Ndërkohë mund të vaksinohen edhe adoleshentët nga mosha dymbëdhjetë vjeç dhe gratë nga tremujori i dytë i shtatzënisë, si dhe gratë që ushqejnë me gji.

Vaksinimi për fëmijët midis moshës 5 dhe 11 vjeç rekomandohet vetëm në kushte të caktuara, p.sh. nëse vuajnë nga disa sëmundje të mëparshme ose nëse kanë kontakt me njerëz që rrezikohen të sëmurën rëndë me COVID-19 (p.sh. me njerëz shumë të moshuar ose njerëz, të cilët për arsye të caktuara, nuk lejohen të vaksinohen).

Por edhe fëmijët pa sëmundje të mëparshme mund të vaksinohen, nëse prindërit ose kujdestarët e tjerë ligjorë e dëshirojnë një gjë të tillë. Në këtë rast, rekomandohet një konsultë paraprake me një mjek. Për vaksinim përdoret vaksina e posaçme për fëmijë Comirnaty nga firma BioNTech.
 

Wir verwenden Cookies, um Inhalte gegebenenfalls zu personalisieren und optional die Zugriffe auf unsere Website zu analysieren.
Sie akzeptieren unsere technisch notwendigen Cookies, wenn Sie fortfahren diese Webseite zu nutzen.