Rregullat e higjienës

Nëse të gjithë u përmbahemi rregullave të higjienës, mbrojmë veten dhe të tjerët. Në këtë mënyrë, jeta e përditshme gjatë pandemisë është më e rehatshme dhe më e sigurt për secilin prej nesh.

Mbaj distancën

Pavarësisht nëse po shkon në punë, po bën pazar apo thjesht një shëtitje, qëndro të paktën 1.5 metra larg nga të tjerët. Në këtë mënyrë ti zvogëlon rrezikun e infeksionit, sepse jo të gjithë e dinë që janë me virus.

Ruaj higjienën

Kur teshtin ose kollitesh, vendos gropëzën e bërrylit para gojës. Në këtë mënyrë në mjedis do të përhapen më pak spërkatla. Gjithashtu, laji duart me kujdes me sapun disa herë në ditë. Kjo parandalon përhapjen e virusit nëpërmjet duarve.

 

Jeta e përditshme me maskë

Nëse nuk mund të mbash distancën minimale, të rekomandojmë të vendosësh një maskë. Për shembull, tek ne është detyrim vendosja e maskës FFP2 në autobusë dhe në dyqane. E rëndësishme: Edhe nëse mban maskë, përsëri duhet të mbash distancën nga njerëzit e tjerë

Aplikacioni

Gjëja më e mirë për të bërë është të shkarkosh aplikacionin Corona-Warn-App në smartfonin tënd. Me anë të aplikacionit, njerëzit mund të zbulojnë nëse kanë qenë pranë një personi të infektuar. Sa më shumë njerëz ta kenë aplikacionin, aq më pak përhapet koronavirusi. Ti mund ta përdorësh atë edhe për të ruajtur certifikatën tënde të vaksinimit në celular.

 

Ajrosja

Ambjentet e mbyllura duhet t'i ajrosësh mirë. Koronavirusi mund të përhapet në mjedis gjatë frymënxjerrjes. Kur bëhet ajrosja, ajri shkëmbehet dhe zvogëlohet rreziku i infektimit.

 

Wir verwenden Cookies, um Inhalte gegebenenfalls zu personalisieren und optional die Zugriffe auf unsere Website zu analysieren.
Sie akzeptieren unsere technisch notwendigen Cookies, wenn Sie fortfahren diese Webseite zu nutzen.