Ecuria e takimit tënd të vaksinimit Shpjeguar hap pas hapi

Gjëja më e rëndësishme: për ty vaksinimi është falas.

Rrethi Oberallgäu dhe qyteti i Kempten ofrojnë vaksinime në qendrat e vaksinimit, në pikën e vaksinimit në Kempten, në autobusin e vaksinimit dhe me ekipe të lëvizshme.

Në stacionet tona të lëvizshme të vaksinimit ti mund të bësh vaksinimin tënd të parë, të dytë ose atë përforcues (“vaksinimi booster”) pa lënë takim. Por vaksinimi përforcues duhet të bëhet jo më herët se gjashtë muaj pas përfundimit të serisë së parë të vaksinimeve dhe vetëm pas konsultimit me mjekun.

Merr me vete kartën tënde të identitetit dhe kartelën e vaksinimit.

Nëse dëshiron të vaksinohesh në qendrën e vaksinimit në Sonthofen (ish Grüntenkaserne, Salzweg 24), në qendrën e vaksinimit në Kempten (ish-kazerma e artilerisë, Kaufbeurer Straße 80) ose në pikën e vaksinimit në Kempten (Bahnhofstraße 13), duhet të rezervosh paraprakisht një takim online për vaksinim. Rezervimi i takimit mund të bëhet vetëm në faqen impfzentren.bayern. Mund të të duhet të regjistrohesh përsëri, edhe nëse e ke bërë këtë para disa kohësh.

Por, në thelb, procesi është i ngjashëm në të gjitha rastet:

Mbërritja dhe matja e temperaturës Hapi 1

Sapo të mbërrish, stafi do të të masë temperaturën. Sepse, nëse ke temperaturë të lartë, ethe ose simptoma të tjera të ftohjes, nuk mund të vaksinohesh. Por ti mund të rikthehesh në çdo kohë dhe të vaksinohesh falas.

Pritja e radhës Hapi 2

Tani, ulu dhe prit deri sa të të vijë radha. Këtë kohë mund ta shfrytëzosh duke bërë gati kartën e identitetit dhe kartelën e vaksinimit. Kur të jetë radha jote, stafi do të të lajmërojë.

Regjistrimi dhe kontrollimi i dokumenteve Hapi 3

Ti do të tregosh kartën tënde të identitetit dhe kartelën e vaksinimit. Stafi do t’u hedhë një vështrim të shpejtë për të parë nëse gjithçka është në rregull. Nëse do kenë ndonjë pyetje, do të t'i drejtojnë.

Plotësimi i fletës së informacionit Hapi 4

Tani është koha për të plotësuar formularët. Se cilët formularë do të marrësh, varet nga lloji i vaksinës që do të bësh. Në këto formularë ti deklaron, për shembull, se je i shëndetshëm dhe llojet e ilaçeve që je duke marrë. Nëse ke ndonjë pyetje, drejtoju tek stafi. Ata do të të ndihmojnë për t'i plotësuar. 

Biseda e vaksinimit me mjekun vaksinues Hapi 5

Mjeku ose mjekja do të të shpjegojë rreziqet dhe efektet anësore të mundshme. Në këtë pikë ti mund të bësh pyetje. Përveç kësaj, mjeku ose mjekja do të dojë të dijë përsëri nga ti nëse ndjehesh mirë.

Vaksinimi kundër koronavirusit Hapi 6

Fillojmë! Mjeku ose mjekja do të të injektojë vaksinën në pjesën e sipërme të krahut dhe do të të ngjisë një leukoplast të vogël në vendin e vaksinimit.

15 minuta pushim Hapi 7

Për t'u siguruar që je mirë, duhet të rrish ulur për 15 minuta. Shiko me vëmendje se si do ndjehesh. Nëse nuk ndjehesh mirë ose nëse vë re diçka të çuditshme, fol menjëherë me stafin. Në rast urgjence, ata dhe mjekët janë aty për të të dhënë trajtimin.

Pranoj Hapi 8

Tani do të marrësh edhe një fletë me një kod QR si dhe kartelën tënde të vaksinimit. Në kartelën e vaksinimit do të gjesh një etiketë të ngjitur, si dhe vulën dhe nënshkrimin. Kjo dëshmon se e ke bërë vaksinën. Në mënyrë që të mos marrësh gjithmonë me vete kartelën e vaksinimit, ke edhe fletën me kodin QR. Skanoje kodin me aplikacionin CovPass ose me Corona-Warn-App, për ta ruajtur atë në celularin tënd. Nëse dikush dëshiron të kontrollojë nëse je vaksinuar, ai thjesht mund të skanojë kodin QR.

Wir verwenden Cookies, um Inhalte gegebenenfalls zu personalisieren und optional die Zugriffe auf unsere Website zu analysieren.
Sie akzeptieren unsere technisch notwendigen Cookies, wenn Sie fortfahren diese Webseite zu nutzen.